Profili “Administrim Zyre” në drejtimin mësimor Ekonomi-Biznes, Niveli IV i KSHK referuar Niveli-t IV të KEK.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Adminstrim zyre”, niveli IV i KSHK, tё drejtimit “Ekonomi-biznes”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me adminstrimin e zyrave”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë, metodologjitë e proceset bashkëkohore e të perspektivës në fushën e ekonomi-biznesit dhe të administrimit, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Adminstrim zyre”, niveli IV I KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Adminstrim zyre”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelet e mëparshme, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Në fushën e planifikimit:
- Të planifikojë aktivitetet ditor, javor, mujor duke u konsultuar me eprorin, sipas rastit.
- Të vendosë prioritetet e punës së vet.
- Të përzgjedhë infrastrukturën e duhur për aktivitete të dhëna.
- Të planifikojë burimet e nevojshme për realizimin e një aktiviteti të dhënë.
- Në fushën e menaxhimit dhe organizimit të punës:
- Të organizojë punën në varësi të strukturës organizative.
- Të identifikojë funksionet dhe nivelet e ndryshme organizative.
- Të kryejë organizimin ergonomik të vendit të punës.
- Të zbatojë rregulloret dhe politikat kryesore të organizatës.
- Të përzgjedhë burimet e informacionit të nevojshëm për realizimin e detyrës dhe mënyrën e sigurimit të tij.
- Të bashkëpunojë me aktorët e duhur në veprimtarinë e vet.
- Të bashkëpunojë me institucionet publike, jo-publike dhe financiare.
- Të zbatojë praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore;
- Në lidhje me legjislacionin e fushës:
- Të zbatojë kuadrin ligjor në fushën e veprimtarisë.
- Të dallojë format e ndryshme juridike të ndërmarrjeve dhe përgjegjësitë përkatëse.
- Të zbatojë hierarkinë e akteve normative si Kode, ligje, VKM, udhëzime dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore.
- Të zbatojë Kodin e Punës, lidhur me marrëdhëniet e punës.
- Të dallojë elementët bazë të së drejtës kontraktuale.
- Të zbatojë të drejta, detyrime, sanksione që parashikon ligji për palët në rastin e mosrespektimit të kontratave.
- Të zbatojë normativat bazë ligjore që garantojnë sigurinë sociale dhe barazinë para ligjit.
- Të respektojë detyrimet administrative të veprimtarisë.
- Në lidhje me administrimin e korrespondencës:
- Të klasifikojë korrespondencën sipas tipologjisë dhe prioriteteve.
- Të vendosë prioritete për mbajtjen e korrespondencës.
- Të ndjekë me rigorozitet korrespondencën.
- Të pranojë korrespondencën hyrëse dhe dalëse sipas rregullave të protokollit.
- Të respektojë afatet e korrespondencës hyrëse dhe dalëse.
- Të shpërndajë korrespondencën te personat përgjegjës në konsultë me eprorin.
- Të kryejë protokollimin, dokumentimin dhe ruajtjen e korrespondencës hyrëse dhe dalëse sipas rregullave të protokollit dhe rregullores së brendshme.
- Në lidhje me administrimin e agjendës së aktiviteteve:
- Të ndjekë hapat për ndërtimin e agjendave.
- Të përditësojë kalendarin e aktiviteteve sipas rastit dhe shkallës së prioriteteve.
- Të kryejë njoftimin dhe konfirmimin e orareve të takimeve sipas agjendës së takimeve.
- Të përzgjedhë mënyrat e ndryshme për realizimin e takimeve.
- Të respektojë rregullat e organizimit të pritjeve/takimeve dhe mbarëvajtjes së tyre.
- Në lidhje me administrimin e bazës së të dhënavë:
- Të ndërtojë një bazë të thjeshtë të të dhënave të organizatës.
- Të dallojë komponentët kryesorë të bazës së të dhënave.
- Të klasifikojë dokumentet sipas strukturës së bazës së të dhënave.
- Të përditësojë në mënyrë periodike dhe sipas nevojës bazën e të dhënave dhe formatet që janë pjesë e saj.
- Të krijojë indekse dhe skedarë lidhur me bazën e të dhënave.
- Të pasurojë strukturën për ruajtjen e dokumentacionit në formë elektronike ose fizike.
- Të përzgjedhë format e ndryshme të ruajtjes dhe administrimit të të dhënave.
- Të përdorë programet kompjuterike për mbajtjen dhe administrimin e bazës së të dhënave.
- Të zbatojë kuadrin ligjorë lidhur me ruajtjen dhe publikimin e të dhënave.
- Në lidhje me përgatitjen e dokumentave shkresorë:
- Të përdorë dokumentacionin e duhur të aktivitetit të një organizate.
- Të identifikojë elementët e një formati shkresor.
- Të hartojë dokumentacionin sipas formatit të dhënë/natyrës së dokumentit.
- Të zbatojë rregullat e drejtshkrimit gjatë hartimit të një dokumenti.
- Të mirëmbajë shkresat në formatet e duhura në përputhje me natyrën e aktivitetit të organizatës.
- Të zbatojë me korrektësi rregulloren / procedurat mbi ruajtjen e dokumenteve.
- Të realizojë prezantimin e punës sipas formatit të kërkuar.
- Të përdorë postën elektronike (e-mail) si format i vlefshëm i dokumenteve zyrtare.
- Të konsultohet me personat përgjegjës për hartimin e dokumenteve dhe korrespondencës.
- Të marrë aprovimin e personave përgjegjës për finalizimin e dokumenteve dhe korrespondencës.
- Të hartojë raporte sipas kërkesave specifike.
- Të mbajë protokollin\minutat e takimit.
- Të përditësojë dhe dërgojë protokollin\minutat e takimit tek palët e interesuara.
- Në fushën e organizimit të aktiviteteve specifike:
- Të marrë informacion mbi detajet e organizimit të aktiviteteve specifike.
- Të identifikojë kriteret dhe buxhetin për organizimin e aktiviteteve specifike.
- Të marrë pjesë në përzgjedhjen e ofertuesit që plotësojnë kriteret e vendosura.
- Të dokumentojë përzgjedhjen e ofertuesve.
- Të monitorojë ecurinë e organizimit të aktivitetit specifik.
- Të koordinojë punën me të gjitha palët për realizimin e aktivitetit.
- Të raportojë në kohë tek eprorët për problematika të cilat mund të çojnë në vonesa lidhur me realizimin e aktivitetit specifik.
- Të realizojë hapat përmbyllës sipas llojit të aktivitetit.
- Në lidhje me përdorimin e pajisjeve të zyrës dhe sistemeve TIK:
- Të përdorë kompjuterin dhe programet e nevojshme sipas llojit të detyrës.
- Të përdorë programe specifike të TIK, sipas nevojave të organizatës.
- Të përdorë drejtë printer, skaner dhe fotokopjon.
- Të përdorë si duhet telefon dhe faks.
- Të përdorë si duhet llojet e ndryshme të materialeve në zyrë.
- Të përdorë si duhet pajisje të tjera ndihmese të zyrës.
- Në fushën e garantimit të cilësisë së shërbimeve të kryera:
- Të përdorë korrekt gjuhën amtare në të folur dhe të shkruar për sigurimin e cilësisë së dokumenteve zyrtare.
- Të përdorë korrekt një gjuhë të huaj për sigurimin e cilësisë së dokumenteve zyrtare.
- Të zbatojë rregulloren e brendshme të organizatës;
- Të zbatojë procedurat e organizatës.
- Të respektojë afatet e paracaktuara.
- Të përzgjedhë formatet dhe standardet e shkrimit zyrtar.
- Të ruajë sekretin profesional.
- Të zbatojë legjislacionin në fuqi për shkëmbimin e informacionit ndërmjet gjithë aktorëve
- të brendshëm dhe jashtëm.
- Të sigurojë mbarëvajtjen e aktiviteteve sipas procedurave përkatëse.
- Në fushën e komunikimit:
- Të zbatojë parimet bazë të etikës së komunikimit në organizatë.
- Të përcjellë imazhin e suksesshëm nëpërmjet komunikimit etik.
- Të përdorë korrekt gjuhën e trupit.
- Të respektojë barazinë gjinore, racore, kombëtare, kulturore, fetare.
- Të zbatojë teknikat e motivimit për të arritur një komunikim të mirë me të tjerët.
- Të komunikojë në një gjuhë të huaj.
- Të përdorë terminologjinë e duhur profesionale në gjuhë shqipe dhe gjuhë të huaj.
- Të zbatojë teknikat e negocimit për dakordësinë mes palëve.
- Të zgjidhë ankesat dhe.
- Të përdorë teknologjinë bashkëkohore të komunikimit dhe informacionit.
- Të respektojë kodin e veshjes sipas rregullores së brendshme të organizatës.
- Në lidhje me pritjen dhe përcjelljen:
- Të zbatojë kodin e etikës për pritjet dhe përcjelljet.
- Të organizojë logjistikën për realizimin e takimeve sipas qëllimit të takimit dhe në kohë.
- Të presë dhe drejtojë, me mirësjellje, vizitorët për në ambientet e pritjes sipas protokollit.
- Të lehtësojë mbarëvajtjen e takimit sipas agjendës së takimit.
- Të përcjellë dhe shoqërojë të interesuarit pas takimit sipas protokollit.
- Të zgjidhë në kohë probleme të thjeshta të rastit.
- Të organizojë pritje/takime.
- Në fushën e sigurisë dhe mbrojtes së mjedisit:
- Të zbatojë legjislacionin në fuqi për rregullat e sigurimit teknik.
- Të kontrollojë gatishmërinë e pajisjeve sipas manualeve të përdorimit.
- Të monitorojë siç duhet respektimin e sinjalistikës në terren.
- Të zbatojë manualet e përdorimit dhe protokollet e sigurisë gjatë punës.
- Të japë ndihmën e parë në rast aksidenti sipas procedurës.
- Të zbatojë planin e evakuimit në raste emergjence sipas procedurës respektive.
- Të zbatojë rregullat e shpëtimit dhe mbrojtjes ndaj zjarrit sipas rregullores përkatëse.
- Të zbatojë rregullat e ruajtjes së distancave të rekomanduara në vendin e punës.
- Të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit.
- Të ndajë mbeturinat sipas llojit.
- Të zbatojë metoda të trajtimit të mbetjeve.
- Të zbatojë kuadrin ligjor dhe institucional ndërkombëtar, kombëtar dhe vendor në lidhje me mjedisin dhe zhvillimin e tij të qëndrueshëm.
- Të mirëmbajë ambientet e përbashkëta.
- Të kryejë veprimtari lidhur me riciklimin e materialeve.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё profilin “Adminstrim zyre”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e nivelit teknik/menaxherial në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar në ndërmarrje të ndryshme private / shtetërore për të kryer veprimtari të planifikimit, organizimit dhe koordinimit të punëve në zyrë, si asistent zyre, si ndihmës arkivist, sekretar në një njësi të organizatës, asistent në zyrën e burimeve njerëzore, asistent në zyrat e shërbimit të klientit, i punësuar në zyra të administratës, të institucioneve/organizatave publike ose private.
Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare si dhe të arsimit pas të mesmes.