Ekipi i Marketingut

Synimi i këtij funksioni është koordinimi, hartimi dhe zbatimi i planit të marketingut në nivel ofruesi.

 

Puna e koordinatores së marketingut ka nisur me krijimin e ekipit Marketing në përbërje të të cilit janë të përfshirë nxënës të drejtimeve dhe profileve të ndryshme.

  • Një nga aktivitetet e rëndësishmë ka qenë Java e mirëseardhjes në shkollën Teknike Ekonomike të nxënësve të rinj.
  • Prezantimi nga afër me shkollën, atë ç’ka ofron shkolla, mundësitë dhe perspektivat e ardhshme, ambjentet (realizuar me vizita të thjeshta në ambjentet e shkollës, pasi shkolla ka qenë akoma në rikonstruksion) etj
  • Po kaq i rëndësishëm ishte hartimi, realizimi dhe analizimi i një pyetësori me nxënsit e klasave të X-ta, qëllimi i të cilit ishte marrja e një informacioni real mbi nxitësit që çuan këta nxënës në frekuentimin e shkollës sonë.
  • Java e praktikave profesionale u realizua me aktivitete të ndryshme qoftë në bizneset ku nxënësit tanë kryejnë praktikat, me veprimtari mësimore dhe gjatë orëve të praktikave në shkollë.
  • Takim me ish-nxënësit tanë me historitë e tyre të suksesit per tu treguar si pervoja e shembuj te mire referimi, etj
  • Një punë shumë efikase dhe voluminoze është bërë më mënaxhimin e rrjeteve sociale. Përditësimi i materialeve dhe informacioneve mbi shkollën dhe aktiviteteve të kryera. Në focus ka qenë dhënia e informacioneve të dobishme si për nxënësit dhe mësuesit aktual të shkollës por në veçanti prindër dhe nxënës të ardhshëm. Në fokus kanë qenë edhe palet e interesuara për bashkëpunime me shkollën si biznese, bashkëpunëtorë të ndryshëm etj.
  • Gjithashtu rëndësi e veçantë i është dhënë prezantimeve të punëve dhe projekteve të realizuara nga vetë nxënësit si tregues real i asaj që ne realizojmë dhe ofrojmë si shkollë, koha gjatë praktikave, histori arritjesh, projekte të realizuara, video të thjeshta, ftesa për vizita, etj