Ekonomi-Biznes
Në shkollën "Teknike Ekonomike", nxënësit mund të ndjekin një nga profilet:
Llogari dhe Kontabilitet
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Llogari”, niveli IV i KSHK, të drejtimit”Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin Llogari”.
Sigurime
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Sigurime”, niveli IV i KSHK, të drejtimit ”Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin ”Sigurime”.
Sipermarrje e Agjensise Turistike
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Sipërmarrje e agjencisë turistike”, niveli IV i KSHK, të drejtimit” Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin Sipërmarrje e agjencisë turistike”.
Tregti
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Tregti”, niveli IV i KSHK, të drejtimit ”Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin e Tregtisë”.
Administrim Zyre
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Adminstrim zyre”, niveli IV i KSHK, tё drejtimit “Ekonomi-biznes”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me adminstrimin e zyrave”.
Qëllimet e profilit
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar nëveprimtari profesionale që lidhen me drejtimin e ekonomisë dhe të biznesit”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gadishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurisë në punëdhe të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset bashkëkohore e të perspektivës në fushën e ekonomi-biznesit që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së
punës.
Kompetencat e përgjithshme
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes” niveli II i KSHK,nxënësi do të ketë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tyre dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshmetë mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimittë veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt, procesin e të nxënit të tyre dhe të shfaqin gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojnë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojnë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Kompetencat profesionale
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes”, niveli i II i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Të organizojë vendin e punës në zyrë.
- Të përdorë mjetet dhe pajisjet kryesore të zyrës.
- Të përdorë programet kryesore kompjuterike në këtë fushë.
- Të administrojë dokumentet e zyrës në të cilën ushtron veprimtari.
- Të mbajë korrespondencat.
- Të kryejë veprimet e marrjes dhe përcjelljes së postës së ndërmarrjes.
- Të mbajë arshivën e ndërmarrjes.
- Të kryejë inventarizime.
- Të kryejë veprimet për blerjen dhe shitjen e mallrave.
- Të regjistrojë në kontabilitet blerjet dhe shitjet e kryera.
- Të kryejë veprimet për administrimin e magazinës.
- Të kryejë regjistrimet e thjeshta kontabël të magazinës.
- Të kryejë llogaritje të thjeshta tregtare.
- Të përpilojë procesverbalet për nxjerrjet jashtë përdorimit.
- Të hartojë dokumente të aktivitetit ekonomik duke përdorur TIK
- Të mbajë arkën e ndërmarrjes.
- Të kryeje derdhje dhe tërheqje parash nga llogaria në bankë.
- Të kryejë regjistrimin kontabël të veprimeve të arkës.
- Të kryejë veprimet për qarkullimin e pagesave.
- Të hartojë listëpagesa të ndryshme të thjeshta.
- Të regjistrojë listëpagesat.
- Të plotësojë librin e pagave.
- Të llogarisë dhe të regjistrojë në mënyrë ekstrakontabël shpenzimet dhe të ardhurat e ndërmarrjes.
- Të llogarisë në mënyrë ekstrakontabël kostot e shitjes.
- Të kryejë veprimet për llogaritjen dhe evidentimin e shpenzimeve të punës.
- Të llogarisë nevojën për financimin e një ndërmarrjeje të vogël.
- Të përcaktojë mënyrën e financimit të një ndërmarrjeje të vogël.
- Të zbatojë legjislacionin në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
- Të komunikojë me profesionalizëm me klientët dhe bashkëpunëtorët.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të shpjegojnë rolin e marketingut në organizatë.
- Të dallojnë karakteristikat e shërbimeve
- Të shpjegojnë format e aktiviteteve të promocionit
Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në drejtimin “Ekonomi-Biznes”, niveli II i KSHK,e pajis nxënësin me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar në këtë drejtim profesional.
Ky arsimim profesional i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës si punonjës gjysëm i kualifikuar nё njësi ekonomike të ndryshme për kryerjen e veprimtarive që lidhen me fushën e ekonomisë dhe të biznesit, si edhe të vetëpunësohen në ndërmarrje të biznesit të vogël.
Përsa i përket arsimimit të mëtejshëm, nxënësi ka mundësi të vazhdojë studimet në nivelin IV të KSHK, në një prej profileve të drejtimit mësimor “Ekonomi-Biznes” dhe fiton ”Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.