Profili “Llogari” në drejtimin mësimor Ekonomi-Biznes, Niveli IV i KSHK referuar Niveli-t IV të KEK
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Llogari”, niveli IV i KSHK, të drejtimit”Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin Llogari”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,
- shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit në- përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset bashkëkohore e të perspektivës në- fushën e llogarisë, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,
- aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që- do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Llogari”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e- ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të- informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të- ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e- integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojnë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe- çuar më tej arritjet e tij.
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në profilin profesional “Llogari“, niveli IV I KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e mëparshëm, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Të kryejë detyra që lidhen me procesin e prodhimit:
- Të kontribuojë për hartimin e planeve të prodhimit.
- Të dokumentojë shpenzimet e prodhimit.
- Të llogarisë shpenzimet e prodhimit
- Të llogarisë kosto totale dhe për njësi.
- Të llogarisë dhe planifikojë rezervat e ndërmarrjes.
- Të kryejë veprime në fushën e shitjeve:
- Të kontribuojë në studimin e tregjeve globale dhe konkurruese të shitjeve.
- Të mbajë korrespondencë zyrtare në fushën e shitjeve, sipas rregullave ndërkombëtare dhe në gjuhë të huaj.
- Të identifikojë klientët aktualë dhe potencialë në fushën e biznesit.’
- Të kryejë shitje dhe dokumentojë ato.
- Të pranojë dhe përpunojë reklamime për shitjet e kryera.
- Të kryejë veprime në fushën e blerjeve:
- Të kontribuojë në studimin e tregjeve globale dhe konkurruese të blerjes.
- Të identifikojë furnitorët aktualë dhe potencialë në fushën e biznesit.
- Të krahasojë oferta, vendosë dhe ruajë marrëdhëniet me furnitorët.
- Të përzgjedhë dhe përfshijë, në kontratat e blerjes, kushte të ndryshme të lëvrimit dhe pagesave.
- Të dokumentojë dhe regjistrojë blerjet.
- Të kryejë blerjet për personelin e njësisë ekonomike.
- Të kryejë veprime që lidhen me krijimin e ndërmarrjes dhe regjistrimin e saj:
- Të kontribuojë në kryerjen e studimeve për krijimin e ndërmarrjes dhe në hartimin e planeve të thjeshta të biznesit.
- Të përcaktojë formën juridike të ndërmarrjes, në vartësi të kushteve dhe kërkesave të krijuesve të saj.
- Të hartojë planin e biznesit.
- Të hartojë dokumentet e themelimit të ndërmarrjes.
- Të kryejë veprimet e liçencimit dhe regjistrimit të ndërmarrjes dhe të hartojë të gjithë dokumentacionin përkatës.
- Të kryejë veprime në fushën e burimeve njerëzore:
- Të kontribuojë në planifikimin dhe rekrutimin e personelit, në përputhje me nevojat.
- Të zbatojë procedurat për rekrutimin e personelit, në përputhje me nevojat për të.
- Të dokumentojë personelin dhe lëvizjet e tij sasiore dhe cilësore.
- Të hartojë listëpagesa pagash e sigurimesh.
- Të rregullojë marrëdhëniet me personelin, sigurimet shoqërore dhe shtetin.
- Të kryejë procese pune në zyrën e kontabilitetit:
- Të kryejë regjistrimet kontabël të themelimit dhe regjistrimit të ndërmarrjeve.
- Të kontabilizojë shpërblimet, blerjet, shitjet, pagesat, arkëtimet, kreditë, lëvizjet e aktiveve afatgjata.
- Të vlerësojë pasurinë e ndërmarrjes .
- Të kryejë procedurat dhe kontabilizimet e mbylljes vjetore.
- Të hartojë bilancin përfundimtar dhe pasqyrat që e shoqërojnë atë.
- Të kryejë analiza të treguesve të rentabilitetit dhe atyre financiare.
- Të kryejë kontabilizime kostosh.
- Të kryejë veprime të fushës së marketingut:
- Të kontribuojë në përpunimin dhe realizimin e koncepteve dhe fushatave të thjeshta reklamash.
- Të kontribuojë në përpunimin e identitetit të ndërmarrjes dhe realizimin e tij.
- Të kontribuojë në hartimin e materialeve informuese dhe promocionale në vartësi të llojit të veprimtarisë së ndërmarrjes dhe produkteve të saj.
- Të kontribuojë në planifikimin dhe realizimin e promocionit të ndërmarrjes dhe produkteve të saj.
- Të mbajë dhe rregullojë marrëdhëniet me organet tatimore:
- Të deklarojë TAP, TVSH, TF duke plotësuar deklaratat përkatëse.
- Të zbatojë procedurën për rregullimin e marrëdhënieve me shtetin për sa i takon TAP, TVSH, TF.
- Të kuadrojë me zyrat e tatimeve vendore ose qendrore.
- Të respektojë afatet dhe shlyejë detyrimet e ndryshme tatimore të ndërmarrjes ndaj administratës qendrore e lokale.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në profilin “Llogari” niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e nivelit menaxherial në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar si punonjës i administratës,(arkëtar, ekonomist i mesëm për kryerjen e veprimtarive që lidhen me mbajtjen e llogarisë në njësi ekonomike të ndryshme. Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare, si edhe të arsimit pas të mesmes.