Krijimi i lidhjeve ndërmjet ofruesit dhe biznesit
- koordinon nevojat e institucionit për kryerjen e praktikave profesionale të nxënësve dhe kursantëve me mundësitë e kapacitetet e bizneseve;
- mbledh informacion nga bizneset dhe partnerët për vlerësimin dhe rishikimin e vazhdueshëm të ofertës së institucionit, me qëllim adresimin e duhur të nevojave lokale e rajonale të tregut të punës për të përmirësuar ofertën ekzistuese (drejtime, profile, module, kurse afatshkurtra) ose zhvilluar ofertë të re (module, kurse afatshkurtra);
- identifikon biznese të reja me qëllim zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve partnerë socialë;
- krijon e mirëmban një bazë të dhënash ku të jenë të regjistruara informacione kontakti dhe informacione të tjera më rëndësi për mbajtjen e lidhjeve;
- harton planin/grafikun e praktikave profesionale në biznese;
- koordinon realizimin e praktikave profesionale në biznese;
- promovon ofruesin e AFP-së, te bizneset në rajon;
- ndërton marrëdhënie me partnerë të tjerë socialë në rajon dhe më gjerë.