Orientimi për karrierë i nxënësve/ kursantëve
- sigurohet që kandidatët për nxënës/kursant, prindërit dhe komuniteti, kanë informacion të mjaftueshëm mbi natyrën e profesioneve dhe kualifikimeve që ofrohen;
- kontribuon në procesin e regjistrimit dhe hartimit të procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për programe të AFP-s;
- sigurohet që nxënësit kanë informacion të mjaftueshëm për zgjedhjen e profilit sipas strukturës së programit të kualifikimit;
- në bashkëpunim me koordinatorin/en për zhvillimin e kurrikulës, sigurohet që kurrikula e zbatuar përmban elemente të edukimit për karrierë;
- në bashkëpunim me koordinatorin/en për marrëdhënie me biznesin, qëndron i informuar dhe orienton nxënësit dhe prindërit e tyre me tregun e punës, mundësitë për karrierë dhe punëdhënësit e mundshëm, nivelet e pagave etj.