Projekti S4J

‘Aftësi për Punë’ (S4J) është një projekt i mandatuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili zbatohet nga organizata zviceriane Swisscontact.

Qëllimi kryesor i projektit “Aftësi për Punë” (S4J) është të ndihmojë shkollat profesionale në të përmirësohen, në mënyrë që t’u ofrojnë të rinjve në Shqipëri arsimin dhe formimin më të mirë profesional. Ndërtimi i aftësive më të mira profesionale do t’i ndihmojnë të rinjtë të gjejnë një punë që e adhurojnë dhe që paguhet mirë.

Për të arritur këtë, projekti e ka fokusuar punën e tij në tri fusha kryesore:

kthimi i tij në aktivitet tërheqës dhe argëtues, si për nxënësit ashtu dhe për mësuesit, duke futur në përdorim teknologji dhe mënyra të reja në procesin e të nxënit, si dhe në mjedisin e punës;

duke nxitur marrëdhëniet një-me-një me kompanitë për të zhvilluar programe trajnimi për mësuesit, duke ofruar praktika profesionale për nxënësit dhe duke u përfshirë në skemat e zhvillimit gradual të aftësive dhe në skemat e sponsorizimit

për orientimin e karrierës dhe të nxënit gjatë gjithë jetës për nxënësit dhe kursantët dhe lehtësimi i përfshirjes së tyre në tregun e punës.

Projekti fokusohet në 4 sektorë me potencial për rritje dhe krijimin e vendeve të punës në Shqipëri: Hoteleri-Turizmi, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Tekstili dhe Ndërtimi (me fokus tek teknikat moderne të ndërtimit dhe kursimi i energjisë).

 

Ofruesit e arsimit dhe formimit profesional që mbështeten nga projekti janë:

Ndërhyrja e projektit në shkollën ‘Kristo Isak’

Njësia e Zhvillimit

Krijuar me mbështetjen e projektit ‘Aftësi për Punë’, kjo njësi vepron në mbështetje të menaxhimit të shkollës dhe kujdeset për: marrëdhëniet me bizneset dhe praktikat profesionale; orientimin për karrierën; zhvillimin e kurrikulave; gjurmimin e të diplomuarve; trajnimin e mësuesve; pjesëmarrjen në projekte zhvillimore dhe marketingun e shkollës. Këto funksione udhëhiqen nga mësues të shkollës, të cilët punojnë në mënyrë vullnetare për Njësinë e Zhvillimit.

Praktikat profesionale

Nxënësit e shkollës zhvillojnë aktualisht praktikën profesionale pranë bizneseve partnere të shkollës. Praktika mundëson ekspozimin e nxënësit ndaj botës së punës, ndërkohë që jane ende duke ndjekur shkollën. Në këtë mënyrë, nxënësit kanë mundësi të perfeksionojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të bëhen më konkurrues për tregun e punës.

Gjurmimi dhe statistikat

Për matjen e performancës së shkollës lidhur me përgatitjen e të rinjve konkurrues për tregun e punës, na vjen në ndihmë sistemi i gjurmimit. Ky sistem, i krijuar me mbështetjen e projektit, nënkupton mbledhjen e statistikave lidhur me situatën e punësimit të nxënësve të diplomuar.

Orientimi për karrierën

Me mbështetjen e projektit ‘Aftësi për Punë S4J’, shkolla jonë ka nisur të ofrojë shërbimin e orientimit në karrierë për nxënësit e interesuar, si dhe për ata të sapo-regjistruar në klasën e X-të, në mënyrë që të jenë të mirë-informuar përpara se të zgjedhin drejtimin profesional.Për nxënësit e klasave të XI-ta dhe XII-ta, shkolla ofron shërbimin e këshillimit për karrierën, duke i mundësuar më shumë informacion lidhur me profilet profesionale që mund të zgjedhin dhe profesionet që mund të marrin në të ardhmen.

KONTAKT

Tekst për call-to-action. ​