Shkolla Teknike Ekonomike Tirane
HISTORIKU I SHKOLLËS
Në vitin 1990, kur u ndryshua sistemi, Shkolla Ekonomike si shumë institucione u përball me një realitet të ri. Shkolla Ekonomike me shumicën e nxënësve të ardhur nga rrethet u ndodh përpara vështirësive. Numri i nxënësve erdhi duke rënë në mënyre të ndjeshme. Drejtoreshë e shkollës ishte Veronika Mele. Shkolla ngeli me 6 klasa. Në këtë kohë, me ndihmën e Agron Çollakut, punonjës i Ministrisë së Arsimit, u gjend një binjakëzim i Shkollës Ekonomike me një shkollë Turizmi në komunën e Romës. U bënë disa trajnime në Romë duke përkthyer programe dhe duke marrë eksperienca. Qëllimi ishte që shkolla të gjente veten në realitetin e ri që po krijohej. Kur shkolla Ekonomike, në vitin 1993 u tranferua në godinën e Pedagogjikes, ishin vetëm dy vitet e fundit të pedagogjikes. Ishte periudha kur dega e Turizmit pati një rritje te ndjeshme të numrit të nxënësve. Një ndihmesë në përmirësimin e përmbajtjes dhe efikasitetit të shkollës profesionale Ekonomike luajti edhe programi gjerman GTZ (GIZ), me të cilin shkolla u lidh në vitin 1996. Me lidhjen e shkollës me këtë fondacion, u bënë kualifikime dhe shkolla mori një profil të ri. Shkolla ishte me sistemin 3+2 , ku 3 vitet ishin aftësim i përgjithshëm dhe dy vitet e fundit ishin për specializim. Ky sistem vazhdoi derisa shkolla kaloi nga 8-vjeçare në 9-vjeçare. Pastaj u kthye në sistemin 2+2, ku 2 vitet e para ishte kulturë e përgjithshme ekonomike dhe dy vitet e fundit specializim. Me fondacionin gjerman GTZ, u hapën dy degë: Bankë dhe Tatime. Gjithashtu, vazhdonte dhe dega e Turizmit që ishte hapur me mbështetjen e binjakëzimit me italianët.
Në vitin 2000, nisur nga përmirësimi i vazhdueshëm i interesit për këtë shkollë, ku një pjesë e mirë e nxënësve vinin nga rrethet, Ministria e Arsimit me Ministër z.Et’hem Ruka e shpallën këtë shkollë kombëtare. Kjo i dha mundësinë shkollës të kthehej me vetëfinancim, duke u bërë kështu lokomotiva e shkollave ekonomike që fondacioni gjerman GTZ të investonte për përmirësimin e përmbajtës së saj. Për aftësimin dhe programet e kësaj shkolle profesionale shumë nga mësuesit profesionistë bënë disa udhëtime në Gjermani dhe trajnime në Tiranë për të transformuar programet në shërbim të realiteteve të reja ekonomike. Nga bashkëpunimi me GIZ-in gjerman u bë i mundur realizimi i disa teksteve mësimorë të lëndëve profesionale. Deri në atë kohë programi i shkollës ekonomike shtypej me dispensa ose me shënime. Por me ndihmën e këtij fondacioni u shtypën gati 15 libra. Hapja e zyrave mësimore aftëson nxënësit për t’u përballuar paraprakisht me atë që ata do të bënin në jetë. Gjithashtu disa klasa u pajisën me laboratorë në mënyre që nxënësit të merrnin njohuri si një teknikë të mesëm. Në shkollën Ekonomike krahas gjuhës angleze u fut edhe gjuha gjermane. Në vitin 2001 me ndihmën e fondacionit gjerman “CIM” u ngrit kabineti i gjermanishtes me përfaqësues Johan Blanken. U pajisën me bazë materiale moderne, tekste në gjuhën gjermane si dhe pajisje elektrike (Tv, video, projektor). Në ambientet e shkollës gjermane “Gëte” janë zhvilluar kurse të gjuhës gjermane. Në vitin 2002 në stafi n pedagogjik të shkollës, përfaqësuesi austriak Manfred Tagiri, dha kontribut në mësimin e gjuhës gjermane. Krahas zyrave të punës, përmirësim pati edhe kabineti i Agjencisë Turistike, me kontributin e çmuar të mësueseve të profi lit Hamide Konica, Adriana Kalaja, Adriana Çoçoli dhe Mimoza Veizi. Në vitin 2000 funksiononin tri firma ushtrimore: “Vizion 200”, “Deklis 130”, “Vjollca & Moza”. Më vonë firmat ushtrimore u zgjeruan dhe me “Shanoma Bank 2001” dhe “Travel 2002”. Në vitin 2003-2004 pati një shtim të numrit të nxënësve, nisur nga politikat shtetërore për mbështetjen e shkollave profesionale. Numri i nxënësve që regjistroheshin çdo vit ishte rreth tri klasa me 105 nxënës, por vetëm në vitin 2004 ky numër u dyfishua. Gjithashtu në vitin shkollor 2005-2006 zyra e sekretarisë dhe financës u pajisën me pajisje kompjuteri. Degët që kishte shkolla në vitin 2000-2005 ishin: Bank, Sigurime, Tatime dhe Hoteleri-Turizëm (Në aspektin fi nanciar).
Në shtator 2006 drejtoresha Roza Ceko zëvendësohet përkohësisht nga Zija Zaimi dhe në Janar të vitit 2007 si drejtoreshë emërohet Merita Zylo me nëndrejtoreshë Irma Gërbi, Anila Bani dhe Hyrije Ymeri. Shkolla Teknike Ekonomike merr pjesë në shumë projekte. Disa prej tyre janë : “Anglishtja për tregun e punës”, “English for World of Work” dhe Aft ësitë e punës, “Skills of Work”. Të dyja këto projekte u financuan nga Këshilli Britanik. Shkolla Ekonomike ka marrë pjesë në shumë veprimtari artistike dhe sportive. Kështu, në aktivitetin e “Rin-Fest” të organizuar ndërmjet shkollave të mesme të Tiranës fiton vendin e 3-të në vitin shkollor 2001-2002 dhe vendin e 2-të në vitin shkollor 2002-2003. Gjithashtu, në vitin shkollor 2001- 2002 në “Kupa e Pranverës” në basketboll zuri vendin e dytë, ndërsa në vitin shkollor 2002-2003 mori kupën “Don Bosko” në basketboll. Në Shkollën Ekonomike, në maj të çdo viti zhvillohej panairi i firmave ushtrimore të drejtuara nga mësuese Ira Rroço. Në vitet 2002-2006 kur shkolla drejtohej nga Roza Cako Shkolla Teknike Ekonomike mori pjesë edhe në konkursin e firmave ushtrimore që u zhvillua në Salzburg të Austrisë ku zuri vendin e dytë. Aktiviteti drejtohej nga mësuesja Hamide Konica. Në këtë kohë shkollën e viziton edhe Ministri i Arsimit të Austrisë. Po kështu, në vitin 2006 në konkursin me shkollat e mesme Tiranë në Rink-Fest Shkolla Teknike zuri vendin e parë. Shkolla aktualisht ka dy nivele 2+2. Niveli i parë (dy vitet e para), që është i njëjtë për të gjithë, përgatit specialistë për Ekonomi Biznes. Niveli i dytë ndahet në degë, apo specialitete të tilla si:
- Bankë
- Llogaritar
- Agjenci Udhëtimit dhe Turizmit
- Sigurimet
- Administrim Zyre (e mbyllur 2017) Në vitin 2018 drejtuese e shkollës emërohet Anila Bani, ish-nëndrejtoreshë dhe specialiste e ekonomisë, e cila ka marrë pjesë në historinë e transferimit të kësaj godine që prej vitit 1999 kur bëhet pjesë e shkollës. Prej atij momenti Shkolla Teknike-Ekonomike po kalon sfida të tjera.
DREJTUESIT E SHKOLLËS TEKNIKE EKONOMIKE PAS VITIT 1993
Ira Rroço – Drejtoreshë 1993-1994
Zija Zaimi -Drejtor në vitet 1994-1997
Nëndrejtoresha – Ira Rroco, Teuta Bocaj
Fair Demiraj – Drejtor 1997-2002
Nëndrejtoresha – Anila Bani, Hamide Konica
Roza Çako – Drejtoreshë 2002-2006
Merita Zylaj – Drejtoreshë 2006-shkurt 2014
Nëndrejtoresha – Irma Gërbi, Anila Bani, Hyrije Ymeri.
Alfred Bozhiqi – Drejtor 2014-2018
Nëndrejtorë – Anila Bani, Roza Çako, Kastriot Molla
Anila Bani – Drejtor 2018- vazhdim
Nëndrejtorë – Kastriot Molla, Teuta Veleshnja, Desarda Spahiu.
SHKOLLA TEKNIKE EKONOMIKE NË VITIN SHKOLLOR 2020-2021
Drejtuesit e Shkollës Teknike Ekonomike në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, duke parë realitetin ekonomik, kanë bërë që programet mësimore të vij në duke u përmirësuar. Nga ana tjetër përveç programeve mësimore, janë hapur dhe degë të reja që do t’i shërbejnë tregut të punës. Baza e Shkollës Teknike mbetet dega Ekonomi-Biznes. Degët që janë planifi kuar për vitin shkollor 2020-2021 janë:
-Drejtimi “Ekonomi-Biznes” ka profilet:
- Llogari dhe Kontabilitet
- Sigurime
- Sipërmarrje Agjencisë Turistike
- Shërbime Bankare
- Tregti
-Drejtimi “Tekstil-Konfeksione” ka profilet:
- Galanteri
- Modelim
Praktikat mësimore bëhen në firma të ndryshme si: Coca-Cola, Albsing, Insig, Ansig, Megatek, BKT, Posta Shqiptare etj. Disa nga përparësitë që ka kjo shkollë, në krahasim me shkollat e tjera profesionale janë: Drejtimi dhe kolektivi i shkollës përbehet nga mësues profesionist me eksperiencë të kualifikuar, autorë të teksteve dhe novatorë për të vënë shkollën në shërbim të tregut, por edhe për të parapërgatitur nxënës për zhvillim të mëtejshëm universitar. Shkolla ndodhet në qendër të Tiranës dhe është e pajisur me konvikt për nxënësit që vij në nga rrethet
NË 100-VJETORIN E SHKOLLËS
U mbushën plot 100 vite që në këtë godinë vazhdon shkolla profesionale. Janë me qindra e mijëra nxënës që kanë kaluar në dyert e kësaj shkolle. Nxënësit që kanë mbaruar në këtë shkollë kanë shkruar histori si shkrimtarë, inxhinierë, deputetë, ministra e deri kryeministëra. Por ky vit i 100-vjetorit ka dy specifika të veçanta:
-Veçantia e parë: Viti i ri shkollor 2020-2021, filloi kur godina në 100- vjetorin e saj është duke u rikonstruktuar plotësisht. Struktura e shkollës është ajo e 100 viteve më parë. Gjatë vitit të kaluar, procesi mësimor u zhvilluan në godinat e shkollave “Partizani” dhe “Shkolla e Kuqe”. Por edhe këtë vit shkollor, mësimi zhvillohet në dy shkolla: “Shkolla e Kuqe” dhe Shkolla Teknike Ekonomike pjesërisht. Nga rikonstruktimi i godinës u shtuan disa klasa nga ndarjet e kryera, kryesisht në katin përdhes, që funksiononte vetëm si palestër. Kjo palestër ishte hapur në vitin 1927 nga nxënësit e Shkollës Teknike dhe e përdornin për të vendosur prodhimet bujqësore. Aty ata vendosën edhe një frigorifer që prodhonte akull. Rikonstruksioni bëri që në këtë pjesë të shkollës të shtoheshin edhe disa klasa që përdoren për pro fi lin e konfeksioneve. Në këtë mënyrë u rrit numri i klasave, çka bëri të mundur që shkollës në kushte të zakonshme (jo epidemie), i mjafton vetëm një turn.
-Veçantia e dytë: Viti i ri shkollor filloi pas një periudhe relativisht të gjatë të mësimit në distancë, për shkak të pandemisë Covid-19. Viti shkollor 2020-2021 nga muaj mars deri qershor 2020, u mbyll me mësim ‘online’, me përjashtim të maturantëve që u kthyen në shkollë në majqershor 2020. Viti i ri shkollor 2020-2021, viti i 100-vjetorit të godinës nisi duke i ndarë klasat në dy turne, ku klasat ndahen në dy grupe dhe mësuesit bëjnë mësim në secilin turn me orë të reduktuara mësimore. Paradite, duke fi lluar nga ora 1000 deri 1300 një pjesë e klasës bën mësimin në distancë, ku mësuesi në programin zoom komunikon për t’ju paraqitur temën e re dhe kontrolluar punën e tyre. Pasdite nga ora 1400 deri 1840 nxënësit e grupit tjetër do të merrnin mësimin në klasë. Javën pasardhëse dy grupet e klasave do të ndryshonin mënyrën e dhënies, ku grupi që ishte në distancë do kthehej në klasë dhe ai i klasës në shtëpi. Pas dhjetorit 2020 Ministria e Arsimit vendosi që maturantët ta zhvillojnë mësimin vetëm në klasë, duke u ndarë në dy grupe dhe në kohë të ndryshme. Kjo për arsye të provimeve të maturës që duhet të japin në qershor 2021. Në fund të muajt janar 2021 nga Ministria e Arsimit u vendos që gjithë shkollat e mesme të vazhdonin shkollën në distancë, për shkak të pandemisë. Kjo vazhdoi deri në prill 2021. Në 4 maj 2021 të gjithë nxënësit u kthyen në shkollën e rindërtuar. Klasa vazhdoi të ishte e ndarë në dy grupe. Nxënësit e grupit të parë vazhdojnë mësim nga ora 08:00 deri në 11:30 dhe grupi i dytë nga 11:30 deri në 14:30.
FILLIMI I KOLEGJIT “DIZENJIM MODË”, NËNTOR 2020
Shkolla Teknike Ekonomike e pasviteve 1993, ka pësuar disa ndryshime në programe dhe futjen e degëve të reja. Në vitin shkollor 2020-2021 me iniciativën dhe kujdesin e drejtoreshës së shkollës znj. Anila Bani, në këtë shkollë nisi një degë e re, mbi bazën e shkollës së mesme: Kolegji “Disenjim mode” niveli IV, 2-vjeçar. Një degë e tillë është risi për të gjitha shkollat e mesme profesionale. Shumë nga universitetet private dhe publike kanë hapur kolegje profesionale, për nxënës që duan të marrin një zanat. Por Kolegji “Dizenjim Mode” hapet në një shkollë të mesme profesionale, mbi bazën e shkollës së mesme. Nxënësit që kanë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme ose shkollë të mesme profesionale, mund të regjistrohen në këtë degë të re. Viti i ri shkollor filloi në nëntor 2020 dhe në fillim u regjistruan 16 nxënës. Për këtë profil të ri shkolla u pajis me mjetet e nevojshme dhe u punësuan specialistë profesionistë.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Dizenjim mode” niveli IV, 2-vjeçar është: Të përgatisë krijues të kualifikuar në fushën e modës, të aftë për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejtë me krijimin, prodhimin dhe konfeksionin e veshjeve, si dhe të zhvillojë jo vetëm personalitetin krijues, por edhe personalitetin e tyre si qytetarë në përshtatje me mjedisin që i rrethon. Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Dizenjim mode” e pajis nxënësin me certifikatën e dizenjimit të modës, sipas nivelit V të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Ky kualifikim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës si dizenjues mode në ndërmarrje të ndryshme të veshjeve, në punishte të ndryshme artizanale dhe atelie mode apo edhe të vetëpunësohet… etj. Në përfundim të këtij niveli, nxënësit i ofrohet mundësia të vijojë studimet e mëtejshme universitare, në degën “Inxhinieri tekstile me mode”, (Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike) dhe degën “Tekstil dhe modë” (Fakulteti i Arteve të Bukura) .
studentë
laboratore
staf pedagogjik
Misioni
Profesionistët lindin në SHTET dhe rriten në biznes