Profili “Sigurime” në drejtimin mësimor Ekonomi-Biznes, Niveli IV i KSHK referuar Niveli-t IV të KEK.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Sigurime”, niveli IV i KSHK, të drejtimit ”Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin ”Sigurime”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t‟u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i‟u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,
- shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t‟u njohur me rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit në- përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t‟i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t‟u njohur me teknologjitë e proceset bashkëkohore e të perspektivës në- fushën e Sigurimesë, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional,
- aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
- mbështetje për t‟u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Sigurime”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojnë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe- çuar më tej arritjet e tij.
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në profilin profesional “Sigurime“, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e mëparshëm, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Të kryejë veprime në fushën e shitjeve.
- Të zbatojë procedurat e shitjes së produkteve të sigurimit, të sigurimeve të detyrueshme, të sigurimeve vullnetare.
- Të informojë klientin mbi fushën e mbulimit për secilin produkt.
- Të hartojë oferta speciale të produkteve për shitje në sigurime, në varësi të individëve/grupeve dhe nevojave tyre.
- Të kryejë shitje dhe ti dokumentojë ato.
- Të pranojë dhe përpunojë reklamime për shitjet e kryera.
- Të kryejë veprime që lidhen me krijimin e ndërmarrjes dhe regjistrimin e saj.
- Të përcaktojë saktë pasurinë e nevojshme për zhvillimin e veprimtarisë dhe nevojën për kapitale të shoqërisë së sigurimit që do të krijohet.
- Të përcaktojë formën juridike të ndërmarrjes, në vartësi të kushteve dhe kërkesave të krijuesve të saj.
- Të hartojë dokumentet e themelimit të “njësisë së shërbimit në sigurime ”.
- Të kryejë veprimet e liçencimit dhe regjistrimit të ndërmarrjes dhe të hartojë të gjithë dokumentacionin përkatës.
- Të kryejë veprime që lidhen me dëmshpërblimin.
- Të krijojë dosje të veçantë të dëmit për çdo person, mjet transporti apo pronë të dëmtuar në një aksident.
- Të kryejë vlerësime objektive të dëmeve në sigurime.
- Të zbatojë mënyrat e dhënies së dëmshpërblimit apo (pagesës) së tij.
- Të krijojë dosjen e kompensimit për rastin të demit duke kontrolluar dhe pranuar dokumentet përkatëse.
- Të kryejë procese pune në zyrën e kontabilitetit.
- Të kryejë regjistrimet kontabël të themelimit dhe regjistrimit të “njësisë së shërbimit në sigurime.
- Të kontabilizojë shpërblimet, blerjet dhe shitjet e të mirave dhe shërbimeve, aktivet afatgjata, të ardhurat, shpenzimet, pagesa dhe arkëtime të tjera për njësinë e shërbimit në sigurime.
- Të hartojë dhe plotësojë deklaratat tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.
- Të llogarisë primin në sigurime.
- Të hartojë bilancin e veprimtarisë së agjencisë së sigurimeve.
- Të kryejë veprime në fushën e marketingut.
- Të diferencojë instrumentet e marketingut që përdoren për studimin e tregut të sigurimeve.
- Të kontribuojë në identifikimin e nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve në tregun e sigurimeve.
- Të kontribuojë në hartimin e materialeve informuese dhe promocionale të produkteve të sigurimit.
- Të kontribuojë në përzgjedhjen e kanaleve të shpërndarjes së produkteve të sigurimit
- Të kryejë veprime që lidhen me komunikimin në shoqëritë e sigurimeve
- Të përdorë e-komunikimin në shoqëritë e sigurimit.
- Të prezantojë produktet e sigurimit në lidhje me nevojat e klientit.
- Të pajisë klientin me kontratën, dokumente informuese dhe dokumente të plota që lidhen me produktin e shitur.
- Të regjistrojë deklaratat apo ankesat e klientëve për të nxjerrë shkaqet dhe përmirësuar shërbimin.
- Të zbatojë rregullat dhe teknikat e drejtëpërdrejta të komunikimit në shoqërinë e sigurimeve.
- Të përdorë programet bazë të kompjuterit word, excel, access, power point etj,
- Të përdorë softwerët e kompanive për shitjen dhe administrimin e produkteve.
- Të përdorë softwerët e aprovuara nga kompania e sigurimeve për shitjen e produkteve në sigurime.
- Të përdorë softwerët e aprovuara nga kompania e sigurimeve për trajtimin dhe vlerësimin të dëmeve në sigurime.
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në profilin “Sigurime”, niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me çertifikatën e nivelit menaxherial në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep mundësi nxënësit t‟i drejtohet tregut të punës për t‟u punësuar në ndërmarrje të ndryshme 6 private / shtetërore që ushtrojnë aktivitet në këtë drejtim. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e sigurimeve. Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për të fituar diplomën e “Maturës Shtetërore Profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve universitare dhe pas të mesmes.