Tekstil-Konfeksione
Për Drejtimin Mësimor TEKSTIL-KONFEKSION, Niveli II i KSHK (2 vjeçar), nxënësit mund të ndjekin një nga profilet:
Modelim
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Modelim”, niveli III i KSHK, tё drejtimit “Tekstil-Konfeksione”, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me sektorin e modelimit të veshjeve”.
Dizenjim mode
Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në profilin “Dizenjim mode”, niveli IV është “të përgatisë krijues të kualifikuar në fushën e modës, të aftë për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me krijimin, prodhimin dhe konfeksionimin e veshjeve, si dhe të zhvillojë jo vetëm personalitetin krijues, por edhe personalitetin e tyre si qytetarë në përshtatje me mjedisin që i rrethon”.
Qëllimet e profilit
Qëllimi kryesor i arsimimit profesional në drejtimin “Tekstil-konfeksione”, niveli II i KSHK, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin dhe konfeksionimin e veshjeve. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë.
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse, si dhe vlerat morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Kompetencat e përgjithshme
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Tekstil – konfeksione”, niveli II i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithëshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Kompetencat profesionale
Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Tekstil konfeksoine” niveli II i KSHK,nxënësi do të jetë i aftë të ushtrojë kompetencat profesionale si më poshtë:
- Të kryejë matjet trupore të klientit;
- Të përdorë tabelat e përmasave për femra.
- Të realizojë punimet e dorës.
- Të përzgjedhë materialet e punës;
- Të përzgjedhë mjetet e punës;
- Të përdorë mjetet kryesore të punës në tekstil – konfeksion;
- Të realizojë tegela me forma të ndryshme në format letre;
- Të skicojë modelin për funde, pantallona, bluza, këmisha, fustane;
- Të ndërtojë kallëpet me shenjat përkatëse të referimit për funde, pantallona, bluza, këmisha, fustane;
- Të zgjedhë pëlhurën dhe aksesorët e përshtatshëm për modelin përkatës për funde, pantallona, bluza, këmisha, fustane;
- Të presë funde, pantallona, bluza, këmisha, fustane sipas modelit;
- Të qepë funde, pantallona, bluza, këmisha, fustane sipas modelit
- Të kryejë provën e qëndrimit në trup të fundeve, pantallonave, bluzave, këmishave
- Të kryejë proceset përfundimtare të konfeksionimit të fundeve dhe pantallonave të modeluara.
- Të dekorojë funde, bluza, këmisha, fustane;
- Të realizojë në letër milimetrike një motiv popullor;
- Të endë në telajo një model të projektuar;
- Të respektojë standardet e profesionit;
- Të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe të ruajtjes së mjedisit;
- Të përdorë në mënyrë të pavarur literaturat profesionale.
Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm
Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional ”Tekstil konfeksione”, niveli II i KSHK, e pajis nxënësim me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar (ndihmës) në këtë drejtim, me të drejtë për vazhdimin e arsimimit në nivelin III të KSHK ë kualifikimit profesional (njëvjeçar), në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi. Ky kualifikim i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës si ndihmës në ndërmarrje të ndryshme të prodhimit të veshjeve për burra, gra dhe fëmijë; të qepjes së tekstileve për përdorim shtëpiak si dhe në ndërmarrje të prodhimit dhe konfeksionimit të trikotazheve. Gjithashtu, i jep mundësi nxënësit t’i drejtohet tregut të punës edhe si ndihmës në dyqane të ndryshme artizanale dhe atelie mode.
Me arsimim të mëtejshëm (në nivelin IV të KSHK) nxënësit fitojnë ”Maturën shtetërore profesionale” me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare dhe pas të mesmes.