Valer Pinderi është themelues i kompanisë së parë të mirëfilltë e-commerce në Shqipëri që nga 2011 me Dyqan Taxi dhe tani e transformuar në Aladini Trade Partner.
Në aktivitetin me anëtaret e TechSpace si dhe me maturantë të shkollës “Teknike Ekonomike Tiranë” pati mundësi të flasë mbi:
Si nisi biznesin e tij në tregti online;
Evolucioni i tregtisë online;
Avantazhet & disavantazhet e të bërit biznes në e-commerce në Shqipëri;
Rëndësia e AI në suksesin profesional të të rinjve;
Mundësit që Aladini ofron për të rinjtë, etj.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën pyetje të shumta mbi menaxhim e kohës të një sipërmarrësi, rëndësia e marketingut digjital në biznes, rëndësia e mikro-infuencër, affiliate marketing, etj. Valeri, vizionit të tij në fushën e sipërmarrjes i dha rëndësi edhe investimit tek startup-et dhe të rinjtë që kanë një ide të mirë biznesi dhe janë në kërkim të investimeve.