Profili “Sipërmarrje e agjensisë turistike” në drejtimin mësimor Ekonomi-Biznes, Niveli IV i KSHK referuar Niveli-t IV të KEK.
Qëllimi kryesor i arsimit profesional në profilin “Sipërmarrje e agjencisë turistike”, niveli IV i KSHK, të drejtimit” Ekonomi-Biznes” është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon, zhvillimi dhe nxitja e aftësive së tyre për të menduar, krijuar dhe zgjidhur probleme në mënyrë të pavarur si dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar apo vetëpunësuar në veprimtari profesionale që lidhen me profilin Sipërmarrje e agjencisë turistike”. Zhvillimi te nxënësit i ndjenjës së vetëbesimit, kultivimi i vullnetit të lirë në marrjen e vendimeve, nxitja e gatishmërisë për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për t’u zhvilluar individualisht në drejtimet emocionale, intelektuale dhe profesionale janë sfida të rëndësishme për arritjen e këtij qëllimi. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale i’u krijon nxënësve:
- mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë;
- mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë, shprehitë, qëndrimet dhe vlerat të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt arsimit e formimit profesional të mëtejshëm;
- mbështetje për t’u njohur me rregullat e sigurisë në punë dhe të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;
- mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset bashkëkohore e të perspektivës në fushën e llogarisë, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;
- mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse si dhe vlerat e tyre morale;
- mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale;
- mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.
Në përfundim të arsimit profesional në profilin profesional “Sipërmarrje e agjencisë turistike”, niveli IV i KSHK, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:
- Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.
- Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.
- Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.
- Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.
- Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale.
- Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse për të ardhmen e tij.
- Të tregojnë vetëkontroll gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij.
- Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për të nxënë gjatë gjithë jetës.
- Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e objektivave të pranuara.
- Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe çuar më tej arritjet e tij.
Me përfundimin me sukses të arsimit profesional në profilin profesional “Sipërmarrje e agjencisë turistike“, niveli IV i KSHK, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё nivelin e mëparshëm, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë:
- Të listojë llojet kryesore të turizmit duke përshkruar karakteristikat e tyre.
- Të përshkruajë zhvillimin e industrisë së udhëtimeve dhe turizmit në shqipëri dhe botë.
- Të përshkruajë operatorët, agjencitë dhe institucionet në fushën e turizmit.
- Të zbatojë kuadrin ligjor në fushën e turizmit.
- Të dallojë segmentet e tregut dhe karakteristikat e tyre thelbësore.
- Të shpjegojë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
- Të përshkruajë procedurat e nevojshme për themelimin e agjencisë dhe operatorit
- turistik.
- Të përdorë llojet e dokumentacionit të nevojshëm në agjencinë turistike.
- Të praktikojë procedurat e rekrutimit dhe përzgjedhjes së burimeve njerëzore në
- industrinë e udhëtimeve dhe turizmit.
- Të përshkruajë organizimin e një agjencie turistike.
- Të dallojë mbartësit dhe burimet e informacioneve mbi tregun turistik.
- Të kryejë studimin e tregjeve të blerjes dhe shitjes në fushën e udhëtimeve dhe turizmit.
- Të përzgjedhë llojet e furnitorëve të shërbimeve/produkteve turistike.
- Të përshkruajë mënyrat e rezervimit të shërbimeve turistike dhe të udhëtimit.
- Të përdorë sisteme të ndryshme rezervimi.
- Të shpjegojë elementët e një kontrate për bashkëpunimet me furnitorët e shërbimeve.
- Të shpjegojë kuptimin e konceptit marketing dhe historinë e zhvillimit të tij.
- Të përshkruajë parimet e marketingut, elementët e marketingut mix dhe mjetet e
- marketingut në industrinë e udhëtimeve dhe turizmitj.
- Të përshkruajë llojet e kanaleve të shpërndarjes.
- Të realizojë marketingun e agjencisë, produkteve turistike dhe destinacionit.
- Të përdorë marketingun dixhital.
- Të përshkruajë kodin ndërkombëtar të etikës në turizëm.
- Të shpjegojë parimet e etikës profesionale.
- Të zbatojë rregullat e komunikimit verbal dhe me shkrim.
- Të përcaktojë elementët përbërës të produktit turistik sipas llojit të tij.
- Të krijojë produkte turistike të personalizuara sipas kërkesave dhe profilit të klientit.
- Të asistojë klientin para, gjatë dhe pas udhëtimit.
- Të mbajë dokumentacionin e plotë, lidhur me çdo udhëtim apo paketë, si dhe çdo klient.;
- Të dallojë llojet e monumenteve të kulturës, qendrat historike, parqet arkeologjike,
- monumentet e kultit.
- Të përshkruajë ngjarjet kryesore fetare e rituale, origjinën e llojet e tyre, kostumet,
- muzikën popullore, veglat muzikore.
- Të tregojë destinacionet kryesore turistike shqiptare si dhe llojet e aktiviteteve turistike
- që mund të zhvillohen në to (vendet, portet hyrëse, aeroportet, mali, deti, sitet
- arkeologjike, apo atraksionet kulturore).
- Të përshkruajë vendndodhjen dhe tipologjinë e destinacioneve dhe atraksioneve
- kryesore evropiane dhe botërore, në veçanti për turistin shqiptar.
- Të shpjegojë harta të ndryshme të shqipërisë sipas llojeve të tyre duke interpretuar
- elementët dhe shenjat e tyre.
- Të veçojë kostot e drejtpërdrejta nga ato të tërthorta të një produkti turistik.
- Të zbatojë procedurën e llogaritjes së kostove.
- Të llogarisë çmime të produkteve turistike.
- Te kryejë veprime pagesash dhe arkëtimesh.
- Të kontabilizojë veprime të ndryshme të biznesit.
- Të rregullojë marrëdhëniet me zyrën e tatimeve.
- Të hartojë bilancin dhe pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve në fund të
- veprimtarisë.
- Të përdorë sistemet të ndryshme të rezervimit të shërbimeve turistike dhe të udhëtimit.
- Të përditësojë faqen web të njësisë dhe rrjeteve sociale përkatëse.
- Të zbatojë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
- Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë
Përfundimi me sukses i arsimit profesional në profilin “Sipërmarrje e agjencisë turistike” niveli IV i KSHK, e pajis nxënësin me certifikatën e nivelit menaxherial në këtë profil profesional. Ky arsimim i jep nxënësit mundёsi t’i drejtohet tregut të punës për t’u punësuar si i punësuar, i vetëpunësuar në fushën e udhëtimeve dhe turizmit Me përfundimin e suksesshëm të këtij niveli, nxënësi fiton njëkohësisht edhe diplomёn e “Maturës shtetërore profesionale”, me mundësi për vazhdimin e studimeve të larta universitare, si edhe të arsimit pas të mesmes.