DREJTORISË JURIDIKE DHE BURIMEVE NJERËZORE
DREJTORISË SË MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN
AGJENCISË KOMBËTARE TË PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE
Në zbatim të ligjit nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”; të ligjit nr. 15/2017, “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 554, datë 31.7.2019, “Për krijimin, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive”; të udhëzimit nr. 759 datë 30.09.2024 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përfshirë dhe vlerësimin e stafit mësimor në ofruesit e arsimit dhe formimit profesional publik”, si dhe nevojës së shkollës për personel,
Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë, ju njofton krijimin e vendit të lirë për pozicionin:
Zëvendësdrejtor i kulturës profesionale
Kandidati aplikues për zëvendësdrejtor i kulturës profesionale i shkollës Teknike Ekonomike Tiranë duhet të përmbushë kriteret, si më poshtë:
1. Kriteret të përgjithshme:
a. të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
b. të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën;
c. të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale;
d. të mos ketë ndaj tij masa disiplinore që nuk janë shuar;
e. të demonstrojë vlera të larta të etikës, sjelljes dhe komunikimit;
f. të demonstrojë aftësi të organizimit dhe planifikimit strategjik, aftësi analitike për zgjidhjen e problemeve;
g. të demonstrojë aftësi drejtues, të punës në grup dhe motivimit.
2. Kriteret të posaçme për zëvendësdrejtorin, që mbulon kulturën profesionale:
a. të ketë diplomë të studimeve universitare të nivelit “Master shkencor” (ose të barasvlershme) në një nga fushat që lidhet me kualifikimet profesionale të ofruesit publik të AFP-së;
b. të ketë të paktën kategorinë “Mësues i kualifikuar”;
c. të ketë punuar të paktën 5 vjet në një ofrues publik të AFP-së;
d. të ketë njohuri të certifikuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit;
e. të ketë përvojë pune të paktën 3 vjet në fushën që lidhet me kualifikimet profesionale në njërën prej drejtimeve mësimore të ofruesit publik të AFP-së.
2. Dokumentet e aplikimit:
- letërmotivim për pozicionin;
- jetëshkrimin (CV-në);
- kartën e identitetit;
- diplomën;
- librezën e punës;
- çdo dokumentacion tjetër që vërteton kualifikimet, trajnimet apo të tjera të përmendura në CV;
- certifikatën ose dëshminë për nivelin e njohurive në teknologjinë e informacionit;
- vërtetimin e gjendjes shëndetësore;
- vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
- vërtetimin nga punëdhënësi i fundit, që ndaj tij nuk ka marrë masa disiplinore në fuqi
- të paktën një rekomandim ose vlerësim pune nga punëdhënës të mëparshëm.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara;
Dokumentet në gjuhë të huaj duhet të jenë të përkthyera dhe të noterizuara.
Dokumentet e aplikimit dorëzohen në protokollin e ofruesit publik të AFP-së, brenda datës: 16.08.2025